“Isha në dilemë”, Meta: Jam i lumtur për vendimin për Katedralen Ortodokse, në vend të saj do ishte bërë ndonjë kullë 100 katëshe

Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e strukturave të Tiranës, kujtoi marrjen e vendimit kur ishte kryeministër, për ndërtimin e Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Ai tha se është i lumtur pasi nëse nuk do të kishte marrë ketë vendim, për të kompensuar tokën që i takonte kishës, në vend të saj do të ishte ndërtuar ndonjë kullë 100 katëshe.

“Isha në dilemë kur isha kryeministër, pasi kreu i Kishës Ortodokse, më erdhi në zyrë dhe më kërkoi tokën për katedralen. ‘Ku e keni ju? Te hotel Tirana. Po si t’ia bëjmë, ta shembim tu kthejmë ju tokën që u takon? Nuk duam patjetër atë, diçka të ngjashme, eikuvalente. Po ku ka? Po tha ka…’ U vura në dilemë se ai ishte në të drejtën e tij, ata ende si kanë marrë të gjitha pronat që u takojnë për shkak të këtyre vampirëve… debatin më të madh e kisha me dy ortodoksë të PS, sepse nuk ishin dakord për një vendim të tillë, por unë gjykova se kjo u takon.

Jam aq i lumtur sot për këtë vendim që kam marrë atëherë sepse nëse nuk do ishte bërë ajo katedrale do ishte ndo një kullë 100 kate në vend të saj, sepse ju e patë, se çfarë bën rilindja kur ka 100% të pushteteve në dorë.

Rama dhe Veliaj kanë firmosur qindra kulla, duke u marrë frymën qytetarëve të Tiranës. Vetëm për shkak të Rilindjes, Tirana është shndërruar në qytet armiqësor për fëmijët dhe të moshuarit që përballen me beton. Ka shkretuar Tiranën dhe qyteti digjet nga vapa.

Qytetarët e Tiranës që kanë pagat më të ulëta në rajon, paguajnë taksat më të larta. Tirana është shndërruar në një lavatricë të parasë së pistë në vend për kriminelët”, u shpreh Meta.

 

“Isha në dilemë”, Meta: Jam i lumtur për vendimin për Katedralen Ortodokse, në vend të saj do ishte bërë ndonjë kullë 100 katëshe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook