Mario Baloteli ka turbulluar merkaton nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në “InstaStory”. Sulmuesi ka bërë një postim enigmatik në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën pyet ndjekësit nëse do të dëshironin ta shihnin të luante Spanjë.
Italiani ka vendosur një flamur spanjoll, një top dhe emrin e tij me një pikëpyetje, në mënyrë që njerëzit të vendosin nëse do të dëshironin apo jo që ai të luante në Spanjë.
Aktualisht Baloteli është pjesë e Adana Demirsporit në elitën e futbollit turk, teksa Valencia e Gatuzos është përfolur si destinacionin i mundshëm për 31-vjeçarin. Balotelli mbërriti si lojtar i lirë tek Adana Demispor nga Monza. Ai ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 6 asistime.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…