Nafta kontrabandë në Durrës, deputeti Sula: A e dini se autoriteti portal thotë se anijet shkarkohen në portin privat? Atë të klientëve tuaj

Dash Sulaj

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria dhe autoritetet nuk japin shpjegime për futjen e naftës kontrabandë në vendin tonë, duke marrë si referim kapjen e sasisë së fundit pak ditë më parë në portin e Durrësit.

Ai komentoi edhe përgjigjen e Portit të Durrësit që i dha “BalkanWeb” pas kërkesës për informacion mbi operacionin e koduar “Ring” ku është sekuestruar një anije cisternë që transportonte 2275 ton naftë e cila vinte nga Libia, duke thënë se Porti thotë se nuk është kompetencat e tij, pasi anijet shkarkohen në portin privat, që sipas Sulës u është dhënë klientëve të qeverisë.

“A e dini që autoriteti portal i Durrësit i cili kthen përgjigje personave të interesuar për naftën kontrabandë në Durrës, i thotë se nuk është në kompetencën e tyre sepse anijet me naftë nuk shkarkohen  në portin e Durrësit, por në portin privat, që e kanë klientët të qeverisë suaj, dhe ata të djeshmit tonës sigurisht.

Po u them miqësisht juristëve të nderuar që ka kjo qeveri, thërritini mendjes dhe mos e lejoni më që kjo qeveri të shkelë në dërrasë të kalbët”, tha ai.

 

Nafta kontrabandë në Durrës, deputeti Sula: A e dini se autoriteti portal thotë se anijet shkarkohen në portin privat? Atë të klientëve tuaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook