“Kjo kushtetutë shërben vetëm për të fshirë b**ën”, shpërthen kallëzuesi i anëtares së KPK Etleda Çiftja: Kanë mbajtur vetëm gjyqtarët e jugut, sepse ata binden

55

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptar është thirrur në Apel, si viktimë dhe palë kallëzuese ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja.

Avokati Ndue Pjetra, si palë kallëzuese,  ka folur para mediave i revoltuar, ndërsa tha se as prokuroria dhe gjykata nuk i kanë pranuar si pjesë e procesit.

“Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në gjykatën e apelit dhe vendosi të na thërrasë. U kërkua qëndrimi i palëve, jemi kushtet që jemi kallëzuesi dhe viktima, pra kushtetua e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë, e vetmja vlerë që ka është që në momentin që të ndërpritet energjia apo të mos ketë as ujë për tu larë, u shërben qytetarëve me fshi b*then me të.

Kanë heq gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe kanë lënë ata që lëkunden, pra kanë hequr pjesën veriore, dhe kanë lënë ata të jugut që binden. Ne do vazhdojmë deri sa të shprehet gjykata. Janë shkelur të gjitha procedurat dhe çështja duhet të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Këta gjyqtarë janë ata që të dënojnë dhe po të njëjtët që të lirojnë”, tha ai.

Kujtojmë se në qershor të vitit 2021, kjo shoqatë, kërkoi fillimin e ndjekjes penale ndaj Çiftes për 4 vepra penale. Kujtojmë se ndaj procesit rivlerësues në KPK ndaj prokurorit Ervin Karanxha, Etleda Çiftja si relatore e seancës kërkoi ndërhyrjen e gardës për të nxjerrë forcërisht jashtë sallës, subjektin dhe avokatët e tij.

Ndërsa në precesin gjyqësor të saj tashmë në Apel, me sa duket ky incident i ka kushtuar komisioneres, pasi në seancën e 11 nëntorit, SHAASH është thirrur në cilësinë e kallëzuesit dhe të viktimës së veprës penale.

Pak ditë pasi GJKKO e shpalli të pafajshme Çiften, SPAK e ankimoi vendimin teksa kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e saj me 1 vit burg, dënimi i cili konvertohet në 2 vite shërbim prove. Komisionerja e vettingut u akuzua për falsifikim dokumentash dhe deklarim të rremë nga SPAK.

“Kjo kushtetutë shërben vetëm për të fshirë b**ën”, shpërthen kallëzuesi i anëtares së KPK Etleda Çiftja: Kanë mbajtur vetëm gjyqtarët e jugut, sepse ata binden

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook