“Jam në gjendje të rëndë shëndetësore”, ish-ministri Koka kërkon zbutjen e masës së sigurisë, seanca shtyhet për…

Lefter Koka 750x375

Shtyhet seanca e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirimin nga qelia.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten tjetër seancën, teksa në seancën e sotme gjykata administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjorë mbi gjendjen shëndetësore të Kokës.

Sipas këtij akti, Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon zbutjen e masës “arrest në burg” dhënë për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Kujojmë se dy javë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshimin e masës “arrest në burg” të caktuar për inceneratorin e Elbasanit.

Dy ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako, i bashkëakuzuar për inceneratorin e Fierit, u rikthye në qeli me një vendim të Apelit të Posaçëm.

“Jam në gjendje të rëndë shëndetësore”, ish-ministri Koka kërkon zbutjen e masës së sigurisë, seanca shtyhet për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook