Sulmet kibernetike/ “E papranueshme”, Borrell bisedë me Ramën: Kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë, BE do të qëndrojë krah Shqipërisë

Maxresdefault

Shefi i BE për politikë të jashtme dhe Siguri Josep Borell, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrinë Shqipërisë Edi Rama dhe se në qendër kanë qenë sulmet kibernetike.

Me anë të një postimi në Twitter, Borrel shkroi se sulmi është kërcënim ndaj ntegritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe se përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme.

“Fola me Kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkroi ai.

Arena e Lajmit

Sulmet kibernetike/ “E papranueshme”, Borrell bisedë me Ramën: Kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë, BE do të qëndrojë krah Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook