EKSKLUZIVE/ Kapiteni rikthehet në “strofull”, Zguro: Kisha një detyrim moral për Skënderbeun!

Kapiteni rikthehet në “strofull”. Tashmë është zyrtare, Vangjel Zguro do të jetë kapiteni i Skënderbeut edhe në Kategorinë e Parë. Pasi njoftoi ekskluzivisht se palët kishin pasur një bisedë, tashmë është vetë presidenti Ardjan Takaj dhe mbrojtësi pogradecar që konfirmojnë gjithçka për “Panorama Sport”. Në kësi kushtesh, bardhekuqtë ruajnë një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit. Eksperienca dhe karakteri i të cilit, do t’i bëjë shumë punë ekipit në këtë ligë.

Takaj

TAKAJ – Fillimisht ka qenë numri një i klubit ai që ka zyrtarizuar këtë lëvizje në merkato, që mund të quhet ndër më cilësoret deri në këto momente. I kontaktuar nga gazeta, Ardjan Takaj u shpreh shkurtimisht se kapiteni do të bashkohet me skuadrën nën drejtimin e Memellit.

“Vangjel Zguro është sërish lojtar i Skënderbeut, e konfirmoj një gjë të tillë. Kemi pasur bisedime të shumta gjatë kësaj kohe dhe kemi arritur në gjuhën e përbashkët për të rikthyer kapitenin te Skënderbeu edhe në Kategorinë e Parë. Zguro do të jetë me ne edhe pas rikthimit në Superiore dhe kjo është e sigurt. Mbetet vetëm për t’u saktësuar kohëzgjatja e kontratës, që do të firmosë menjëherë sapo të kthehet nga SHBA-ja”, theksoi Ardjan Takaj.

VANGJEL ZGURO

ZGURO – Pas konfirmimit të presidentit, gazeta ka biseduar edhe me vetë lojtarin. Ai ka treguar se çfarë e ka bindur për t’u rikthyer sërish te Skënderbeu, vetëm disa muaj pasi shpalli “divorcin” nga korçarët.

“Po, kam arritur akordin dhe do të bashkohem sërish me ekipin. Ishte një detyrim më shumë moral për mua që më shtyu të merrja një vendim të tillë për rikthimin.

Edhe pse, nuk ishte aspak i lehtë. Normalisht që ka ndikuar edhe trajneri Migen Memelli, pasi është një nga miqtë e mi më të mirë në atë klub.

Por nga ana tjetër i kisha një borxh gjithë opinionit sportiv të Skënderbeut. Nuk ishte e lehtë për askënd rënia një kategori më poshtë, ndaj vendosa që të jem sërish në krye të ekipit për ta rikthyer në elitë.

Nuk kam folur për shumë detaje të kontratës, pasi nuk më lidh kontrata me Skënderbeun. Do të jem në Korçë në datën 27 korrik dhe do të filloj përgatitjet për sezonin e ri”, përfundoi Vangjel Zguro.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Kapiteni rikthehet në “strofull”, Zguro: Kisha një detyrim moral për Skënderbeun!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook