Fati i Milan Shkriniarit dhe Glesion Bremerit është gjithmonë e më shumë i lidhur për kohën e zbarkimit të brazilianit në Milano më shumë se për kushtin e bashkëjetesës së të dyve.
Interi e do 25-vjeçarin e Torinos, pavarësisht nëse largohet apo jo sllovaku, por puna në dy fronte po i ngadalëson tratativat me klubin torinez.
Gjithsesi, nga takimi i fundit filtron optimizëm dhe nesër pritet një tjetër mbledhje, në të cilën zikaltrit do t’i ofrojnë Torinos 30 milionë euro, plus huazimin e mesfushorit të të rinjve, Kazadei.
Me palët pranë akordit, e njëjta panoramë duket edhe në operacionin për Shkriniarin.
Në ditët në vazhdim pritet oferta e fundit e PSG-së që do të prekë 65 milionë euro plus bonuset, një propozim që do të kënaqë kërkesat e italianëve, pasi këta të fundit refuzuan përfshirjen e Abdu Dialos në marrëveshje.
Shkriniar, që dje u është bashkuar zikaltërve në stërvitje, është në pritje të gjetjes së akordit për t’u nisur drejt Parisit.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…