“Show e propagandë”, Rakipllari për vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje: Rama flet sikur të kishte qeverisur dikush tjetër deri para një muaji. Po shpik veten si opozitar

Nn

TIRANË

Ndërtimet pa leje dhe vendimi i qeverisë për legalizimin e tyre kanë qenë në fokus të emisionit të sotëm “Open” në News24.

Gazetari Robert Rakipllari e cilësoi një show, një propagandë që fsheh të vërtetën e asaj që po ndodh.

Sipas tij, VKM sjell një formë të re të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Ai tha se Rama po shpik veten si opozitar.

“Këtu nuk është më çështje urbanizimi se si është bërë Tirana. Ajo që bën përshtypje, që ka tejkaluar çdo lloj përmase është një shoë i tillë, një propagandë e tillë që fsheh të vërtetën e asaj që po ndodh. Kryeministri tha se po e nisim këtë aksion për të mos lejuar ndërtime pa leje, për të mos lejuar legalizim për qëllime përfitimi të ndërtimeve pa leje. Sipas VKM-së ka një formë të re të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Katet shtesë të kullave në qendër të Tiranës do të legalizohen por me çmime reference që ka sot Kadastra. Këta oligarkë që kanë bërë këto kate pa leje do t’i blejnë me 1500 euro m katror. Ndërkohë që vlera e tregut që i shesin këto është 4-5 mijë euro.
Kryeministri bën propagandë dhe thotë që unë do i konfiskoj, do i marr etj, ndërkohë që ua legalizon me çmim shumë më të ulët se i tregut.
Km ka gjithë pushtetin qendror që kontrollon, IKMT, nga 2019 ka dhe bashkitë, çdo lloj pushteti të mundshëm dhe këto nuk janë parë në mes të Tiranës dhe kujtohet tani, bën opozitarin, shpik veten si opozitar. Sikur të kishte qeverisur dikush tjetër deri para një muaji.
Përveç se i bën këto gjëra thotë dhe të kundërtën e tyre, paraqet të zezën e bardhë. Është legalizim i fshehur. Është dhe amnisti sepse sipas kodit penal duhet të gjobiten dhe ndërtohen. Marrin një legalizim me çmim pak më të lartë.
Një 81-vjeçare në Nartë u arrestua se kishte ndërtuar një kotec pa leje, këta nuk arrestohen, por amnistohen”, tha Rakipllari.

“Show e propagandë”, Rakipllari për vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje: Rama flet sikur të kishte qeverisur dikush tjetër deri para një muaji. Po shpik veten si opozitar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook