“Audi ngjyrë…”, dëshmitarë panë mjetin e autorëve që qëlluan drejt të rinjve në “ML”, shoferi në gjendje shoku

3a3db3a0 6198 4a77 B5ba 82ba38413ad1

Gazetari Elidon Ndreka ka zbuluar detaje të reja nga atentati në Lezhë. Dëshmitarë kanë deklaruar për News 24 dhe BalkanWeb se automjeti i autorëve ishte tip Audi, ngjyrë e zezë.

Shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, shihet teksa del nga mjeti i tij në gjendje shoku. Ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë pasi mbi mjetin tip “ML” është qëlluar me breshëri plumbash.

Ndërkohë në afërsi të vendngjarjes ndodhet një lokal, por kamerat e të cilit nuk shohin nga rruga, duke mos i dhënë ndihmë policisë në identifikimin e mjetit të autorëve.

Policia tashmë ka bllokuar autostradën, duke devijuar trafikun në rrugë dytësore. Postblloqe të shumta janë ngritur në hyrje dhe në dalje të qytetit të Lezhës, ndërsa po bëhet krehja e zonës.

Blerim Preçi ndodhej në mjet bashkë me Klisman Preçin, të cilët u kanë shpëtuar për mrekulli plumbave që kanë përfunduar mbi makinë.

“Audi ngjyrë…”, dëshmitarë panë mjetin e autorëve që qëlluan drejt të rinjve në “ML”, shoferi në gjendje shoku

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook