Policia në Spanjë ka goditur mafian shqiptare që merrej me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 1200 bimë marijuanë në dy plantacione të ndodhura në Sant Carles de la Rapita dhe L’Aldea.
Gjithashtua mediat e huaja shkruajnë se vazhdojnë të zhvillohen dy deri në tre operacione kundër trafikut të marijuanës në Katalonjë.
Të gjithë persona të cilën mbetën të arrestuar ruanin plantacionin në këmbim të një rroge mujore që mund të shkonte nga 1,500 deri në 3,000 euro.
Ata nuk largohen nga magazinat , atyre u sigurohet një vend për të fjetur dhe për të ngrënë dhe të mbikëqyrin sistemet e plantacioneve. Ky operacion nxorri sërish në qendër mafien shqiptare me qendër në Katalonjë dhe që faturohej nga 9 deri në 12 mln euro me trafikun ndërkombëtar. Të paktën 56 persona u ndaluar, të cilët kishin ardhur direkt nga Shqipëria dhe që ruanin plantacionet. Ndërsa 13 janë burgosur.
Gjatë muajit korrik një tjetër operacion u krye në Vallas nga policia spanjolle dhe ku u zbërthye një tjetër organizatë kriminale shqiptare. Kryesisht pjesë e kësaj bande ishin të rinj shqiptarë.
Arena e Lajmit