Mendohet se vranë dhe groposën të riun shqiptar për t’i marrë paratë, 3 autorët e dyshuar përballen me drejtësinë në Greqi

Cvfnfghm

Tre të pandehur janë sjellë në gjykatën e Qiparisias në Greqi mëngjesin e sotëm për tu përballur me akuzat rreth vrasjes së një 31-jeçari shqiptar që u gjet i varrosur në plazhin e Kartelas.

Nga gjykata u zbulua se shuma e madhe e parave që kishte mbi vete 31-vjeçari shqiptar duket se ka qenë shkaku i vrasjes, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e policisë, viktima kishte mbërritur në Qiparisia pak ditë më parë, pasi kishte kaluar nga Sparta.

Mbrëmjen e së dielës, 31-vjeçari së bashku me një bashkëkombas 30-vjeçar, një greke 30-vjeçare dhe një tjetër 24-vjeçar tjetër ndodheshin në një lokal në zonë, aty ku viktima është parë që posedonte një shifër prej rreth 12 mijë eurosh.

Sipas eleftheriaonline, siç tregohet nga kamerat e sigurisë, grupi ka hipur në një makinë, ku autoritetet kanë vënë në dukje se kjo kohë përkon me momentin e vrasjes.

Tre autorët dyshohet se kanë tërhequr 31-vjeçarin në plazh, ku e kanë rrahur dhunshëm me një send metalik në kokë dhe në trup për t’i marrë paratë, dhe duke i marrë jetën.

Arena e Lajmit

Mendohet se vranë dhe groposën të riun shqiptar për t’i marrë paratë, 3 autorët e dyshuar përballen me drejtësinë në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook