Drejtori i përgjithshëm i La Ligas ngre alarmin: Janë 14 klube me probleme pagash në kampionat, ja cfarë rrezikojnë

Drejtori i përgjithshëm i Ligës spanjolle, Havier Gomez, konsiderohet nga të gjithë si babai ekonomik i futbollit profesionist në Spanjë. Falë tij klubet spanjolle kanë arritur qëndrueshmëri financiare pas një periudhe të errët.

656456

Gjatë një interviste të dhënë për gazetën spanjolle “AS”, ai ka rrëfyer se pavarësisht punëve të mira të bëra shumë klube në La Liga dhe në divizionin e dytë në Spanjë kanë vështirësi financiare që i pengojnë ato të ndërhyjnë në merkato. Sipas Gomez janë të paktën 14 klube në Spanjë që rrezikojnë të mos bëjnë afrime për shkak të limiteve të vendosura nga liga spanjolle. Por sipas tij numri mund të ulet ndjeshëm nëse këto klube do të arkëtojnë miliona nga shitja e lojtarëve të ndryshëm.

“Herën e fundit që kemi bërë një bilanc të klubeve me probleme rezultojnë se janë 14 të tilla që tejkalojnë limitet e humbjeve të përcaktuara nga Liga. Megjithatë, duhet të jemi optimistë, sepse disa prej tyre janë fare pranë qëndrimit brenda normave. Nëse këto klube do të sheshin një apo dy lojtarë, situata do të balancohet”, ka thënë ai. Gomez ka nënvizuar se mes tyre qëndron dhe Barcelona, por me klubin katalanas që po përmirësohet ndjeshëm treguesit financiarë falë operacioneve të ndërmarra nga Laporta.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Drejtori i përgjithshëm i La Ligas ngre alarmin: Janë 14 klube me probleme pagash në kampionat, ja cfarë rrezikojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook