Milani ofron 15 milionë euro për kartonin e tij, objektivi i mesfushës preferon të luajë me… Mesin

Renato Sançes pret PSG-në, por ndërkohë te Lila i vetmi klub që ka trokitur konkretisht është Milani. Kuqezinjtë, sipas “L’Equipe”, ofrojnë 15 milionë euro për portugezin, të cilit kontrata i skadon pas një viti. Për vetë mesfushorin është gati një kontratë prej 3.5 milionë eurosh në sezon për katër vite.

RENATO SANCEZ

Numerikisht dhe në fushë, ai do të zëvendësonte Frenk Kesin te kampionët e Italisë. Ndërkohë, vetë Sançes i ka dhënë përparësi PSG-së. Kampionët e Francës kanë arritur të formulojnë një propozim prej dhjetë milionë eurosh me Lilën, që për arsye të qarta, preferon destinacionin Milan.

Diferencën po e bën 24-vjeçari, i cili dëshiron kryeqytetin francez, sepse jo vetëm që e pret një rrogë më e mirë (flitet për 5 milionë euro neto), por edhe mundësia për të konkurruar në Champions në një skuadër me yje të kalibrit të Mesit, Nejmarit apo Mbapesë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Milani ofron 15 milionë euro për kartonin e tij, objektivi i mesfushës preferon të luajë me… Mesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook