Financimi rus/ “Më tha se ishin fonde nga Diaspora”, Berisha tregon se çfarë i tha Basha: Po mbahej peng me dosjen ‘Muzini’. Zbulova se…

Berisha3

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për lajmin se PD ka marrë financime prej 500 mijë dollarë nga rusët gjatë kohës kur partia drejtohej nga Lulzim Basha.

Berisha pohoi se Basha i kishte pohuar se ato ishin para të mbledhura me fonde nga Diaspora.

“Në vitin 2018 ambasadori Donald Lu më solli në zyrë një dosje me një artikull të portalit apo gazetës Mother Jones, për financimin me para ruse të Muzin, që të lobojë për Lulzim Bashen dhe PD. në dosje, përveç artikullit të Moterh Jones, dhe një flete që tregon se se Muzin ishte i regjistruar në DASH si lobues për PD, nuk kishte asnjë dokument tjetër për këtë aferë. Lulzim Basha i pyetur nga unë se çfarë qëndron pas këtij artikulli më deklaron se paratë e paguara për Muzin janë para të mbledhur me procedure te rregullt në diasporë dhe SHBA dhe se artikulli s’ka asgjë të vërtetë.

Janë para të mbledhur anë përputhje me ligjin dhe rregullat. Ai e deklaroi shumë herë publikisht këtë shpjegim, kam besuar variantin e këtij të fundit. më vonë u vura në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe se çështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit ku prokurori duke shkelur ligjin nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, E kam denoncuar këtë nga Foltorja në foltore këtë akt. Përveç kësaj jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë. Pas këtyre informacioneve, vetëkuptohet se burimi i parave të paguara mund të ishte rus, siç kishte shkruar Mother Jones. Më 14 prill të 2022, kam denoncuar para jush te parlamenti financimin rus të Bashës dhe mbylljen e dosjes së tij ruse nga Edi Rama.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Financimi rus/ “Më tha se ishin fonde nga Diaspora”, Berisha tregon se çfarë i tha Basha: Po mbahej peng me dosjen ‘Muzini’. Zbulova se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook