Milani është duke u fokusuar në “spastrimin” e disa prej lojtarëve të skuadrës që nuk bëjnë pjesë në planet e teknikut Stefano Pioli për sezonin e ardhshëm, me kuqezinjtë që kanë gjetur akordin për transferimin e sulmuesit Samu Kastijeho te Valencia.
Sipas raportimeve nga “Sky Sport” kuqezinjtë kanë arritur akordin për një transferim përfundimtar të sulmuesit, i cili pritet të udhëtojë drejt Spanjës ditën e nesërme për të kryer vizitat mjekësore.
27-vjeçari është gati të nisë kështu një aventurë të re ku do të vendoset nën urdhrat e Xhenaro Gatuzos.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…