Pikantet e Kukësi-Partizani/ Tension e sërish tifozë në fushë, Kukësi nuk jep borxh… tabelën

“Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante të sfidës mes Kukësit dhe Partizanit, e cila prodhoi pa fund në fushë, por edhe jashtë saj.

kukesi - partizani

* Numër i konsiderueshëm tifozësh nga ana e vendësve. Edhe pse kishte nisur ndeshja, numri i tyre shtohej.

* Zhuniori rrëzohet pranë pankinës së Kukësit dhe mjekët e bluve ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë pas dëmtimit në kokë. Asgjë serioze për brazilianin.

* Skuka e mban topin gjatë në një moment dhe në fund i dhuron kundërshtarit rivënie fundore. Mehmeti i shkon pranë dhe nga pamjet duket sikur e kritikon, me sulmuesin, që mundohet të justifikohet.

* Tifozët e Partizanit nuk duken në pjesën e parë në stadium, teksa në një njoftim të tyrin bëjnë me dije se autobusi i tyre ka shfaqur një problem mekanik. Zbarkojnë në stadium në pjesën e dytë.

* Tifozët e Kukësit të irrituar nga avantazhi i kundërshtarëve, gjatë gjithë ndeshjes hedhin sende të forta drejt fushës. Cara shpëton për pak në një moment gjatë një rivënieje anësore.

* Zhuniori është lojtari i parë, që shënon në stadiumin e ri “Kukës Arena”. Ndërsa Milunoviç është lojtari i parë i Kukësit, që shënon në stadiumin e ri. Tjetër episod për t’u shënuar në historinë e saponisur të këtij impianti.

* Te Kukësi e kërkojnë rezultatin në çdo mënyrë. Ka sende pa fund të hedhura në fushë, teksa gjatë një aksioni të rrezikshëm të Partizanit, hidhet një tjetër top në fushë. * Ndalet loja për disa momente, gjyqtari sinjalizon kapitenin Taipi t’i qetësojë tifozët. Mesfushori shkon dhe u drejtohet ultrasve me fjalën “qetësohuni”.

* Tabela e Partizanit për zëvendësimet nuk punon mirë. Te stafi i të kuqve ua kërkojnë kolegëve të Kukësit, por vendësit refuzojnë t’i ndihmojnë.

* Edhe në këtë ndeshje të dytë në “Kukës Arena”, tifozët, kryesisht fëmijë, hyjnë në fushë. Ndonjëri prej tyre tenton të sulmojë lojtarët e Partizanit, por fatmirësisht gjithçka përfundon pa incidente.

* Në momentin e përjashtimit, De Lukas godet pankinën e zyrtarëve të ndeshjes dhe lëshon ofendime ndaj tyre. * Popoviç shënonte golin e parë të Kukësit në “Zeqir Ymeri”, tani shënon një tjetër serb në stadiumin e ri, Milunoviç.

Arena e Lajmit


Pikantet e Kukësi-Partizani/ Tension e sërish tifozë në fushë, Kukësi nuk jep borxh… tabelën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook