Nuk i rinovuan kontratën dhe e larguan, Dani Alvesh “thumbon” Barcelonën: Atyre nuk i interesojnë lojtarët që kanë bërë historinë e klubit

Dani Alvesh u largua  disa javë më parë nga Barcelona si lojtar i lirë pas mungesës së rinovimit me klubin katalanas.

dani alvesh

Kjo zgjedhje e klubit spanjoll për të mos i rinovuar kontratën duket se nuk i ka pëlqyer brazilianit i cili në një prononcim për “The Gurdian” ka hedhur akuza të forta ndaj klubit duke thënë se ata nuk interesohen për personat që kanë bërë historinë te katalanasit.

“Nuk u largova i trishtuar, por i lumtur sepse realizova dëshirën për t’u rikthyer te ta. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte mënyra si u menaxhua largimi im.

Që kur erdha e bëra të qartë se nuk jam më 20-vjeç dhe dua të trajtohem ashtu si e meritoj, por te Barcelona gjërat kanë ndryshuar ata nuk kanë më respekt për lojtarët që kanë bërë historinë e klubit.

Si tifoz i tyre do doja që gjërat të ishin bërë ndryshe, por falënderoj Çavin dhe presidentin që më dhanë mundësinë të rikthehesha edhe njëherë.”, u shpreh Alvesh.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Nuk i rinovuan kontratën dhe e larguan, Dani Alvesh “thumbon” Barcelonën: Atyre nuk i interesojnë lojtarët që kanë bërë historinë e klubit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook