Në lojë kualifikimi, Partizanin e pret në turin e dytë të Europës një president… shqiptar

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, në prononcimin që dha për “Panorama Sport” pas fitores 1-0 ndaj Saburtalos në Gjeorgji, pohoi se të kuqtë tani kanë 51% shanse për t’u kualifikuar. Të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti janë në rrugën e duhur për ta kryer këtë mision dhe e kanë vetë në dorë kalimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në rast kualifikimi, Partizanin e pret një emër i madh në futbollin rumun, Steaua i Bukureshtit.

bekali5

Por ajo që e bën edhe më të veçantë kundërshtarin e mundshëm të Partizanit në turin e dytë, është presidenti kontrovers dhe karizmatik i Steauas, Xhixhi Bekali. Veç faktit se është një nga personat më të pasur në Rumani dhe më me influencë në futbollin rumun, ajo që e bën të veçantë milionerin rumun është prejardhja e tij shqiptare, që 64- vjeçari nuk e ka mohuar asnjëherë.

Bekali ka lindur në Rumani, me baba shqiptar dhe nënë bullgare. Sa u përket rrënjëve të Xhixhi Bekalit ekzistojnë dy variante. Babai i Xhixhi Bekalit thuhet se ka lindur në Palasë të Korçës dhe vjen nga një familje vllahe. Por një variant tjetër e nxjerr me prejardhje nga Gramshi, ku thuhet se gjyshin e ka nga fshati Tunje, ndërsa gjyshen nga fshati Krushovë. Gjithsesi, në të shkuarën presidenti i Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekali, ka folur për rrënjët e familjes së tij.

“Babai im ka lindur në Shqipëri, nëna në Bullgari. Ai hyri në Dobrega, për të shkuar në Bukovina, në Banat dhe pastaj në fshatin Baragan, Zagna afër Brailës, ku unë linda në vitin 1958. Unë kam lindur në kamp përqendrimi në Zagna. Prindërit e mi jetonin në çadër, ishim atje për disa kohë, pastaj u zhvendosëm. Kur isha një vjeç, ata u shpërngulën në Pipera. Nëna ime ishte një rrobaqepëse dhe më bënte rrobat më të bukura. Babai më ka dhënë një dorë të vetme, që unë u mora me delet. U rrita në mes të grurit dhe deleve. U rrita në frutore, midis kafshëve, dhe shijova frytet e natyrës, piva qumësht direkt nga kova”, u shpreh Bekali.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Në lojë kualifikimi, Partizanin e pret në turin e dytë të Europës një president… shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook