Episodi i çuditshëm, “grabitet” trofeu i Ligës së Kampioneve në mes të transmetimit LIVE

Një episod mjaft i çuditshëm ka ndodhur sot para ndeshjes mes Real Madrid dhe Mançester Sitit në “Santiago Bernabeu”, teksa është “grabitur” në transmetim LIVE trofeu i Ligës së Kampioneve.

2,w=993,q=high,c=0.bild

Kur “DAZN” e Gjermanisë po transmetonte drejtpërdrejt pamjet para sfidës, me komentatorët Aleks Shlyter dhe Sandro Vagner që po analizonin sfidën që do të luhej brenda pak minutash, pas shpinës së tyre ndodhi një gjë e çuditshme që i la fillimisht të shtangur.

Një person u shfaq dhe mori më rrëmbim trofeun e Ligës së Kampioneve para të cilit ata të dy po komentonin. Dy prezantuesit shtangën për disa çaste, ndërsa më pas filluan të qeshnin pasi panë se një person i dytë erdhi dhe mori edhe podiumin e vogël në të cilin ishte vendosur trofeu legjendar.

2,w=993,q=high,c=0.bild (1)

Gjithçka ka një shpjegim të thjeshtë. Ky është trofeu që UEFA u vendos në dispozicion transmetuesve zyrtarë të ndeshjeve për emisionet e tyre. Por meqë ka shumë të tillë, sigurisht që trofeu lëviz nga një studio e improvizuar në tjetrën. Ai me sa duket ishte momenti kur minutazhi i “DAZN” të Gjermanisë kishte përfunduar dhe trofeu po zhvendosej drejt një pjese tjetër të fushës ku ishte improvizuar një studio.

Arena e Lajmit


Episodi i çuditshëm, “grabitet” trofeu i Ligës së Kampioneve në mes të transmetimit LIVE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook