“Diferencën e bëjnë detajet”, Totre tregon formulën e kualifikimit: Duhet të jemi më të përqendruar

Enur Totre kërkon që të harrohet ndeshja e parë me Dudelanzhin. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori tha se Tirana do të kërkojë kualifikimin, paçka se është mundur në ndeshjen e parë. Totre vazhdon me idenë që tani kundërshtarin e njeh më mirë dhe do ta kthejë rezultatin.

TOTRE HOTI

Për Enur Totren ky ishte sezoni i parë te Tirana. Ai ka qenë në fushë 35 ndeshje, ka shënuar pesë gola, ka dhënë gjashtë asiste, si dhe është aktivizuar 2916 minuta. Vlera e Totres në “Transfermarkt” aktualisht është 425 mijë euro.

Humbët takimin e parë me Dudelanzhin. Si është gjendja e skuadrës në prag të sfidës së dytë me luksemburgasit?
Ne kemi edhe një 90- minutësh tjetër dhe do të japim maksimumin për ta kaluar turin. Në këto ndeshje, detajet e vogla e bëjnë dallimin. Na mbetet për detyrë që të japim 100 përqindëshin që ta kalojmë turin.

Mendoni se ka pasur nënvlerësim të kundërshtarit duke pasur parasysh që në emër Dudelanzhi nuk është aq i madh?
Nuk mendoj kështu. Edhe në fazën përgatitore ne kemi punuar për këtë kundërshtar. E kemi përgatitur këtë sfidë shumë mirë. Gjatë dy javëve vetëm me këtë ndeshje jemi marrë. Edhe pse nuk është një arsye, them se fusha nuk ishte standarde. Ishte një fushë e ngushtë dhe ne nuk patëm shumë hapësira. Mendoj se në ndeshjen e kthimit në Tiranë kemi shumë shanse dhe do të jetë një sfidë komplet ndryshe. Jam i bindur që as e kemi mbivlerësuar dhe as e kemi nënvlerësuar. Nuk ishin më të mirë se ne në fushën e lojës, por diferencën e bënë momentet e ndryshme në fushën e lojës.

Në aspektin personal sa përgjegjësi keni, duke ditur që ju dhe Limaj ishit organizatorët në mesfushë?
Limaj do të jetë një mungesë shumë e madhe në mesfushë. Gjatë gjithë vitit ne kemi luajtur bashkë dhe e njohim njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, jam i bindur që ne si skuadër kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojmë. Kështu, besoj se do të jetë një ndeshje shumë pozitive.

Jeni optimistë për përmbysjen e rezultatit dhe kualifikimin në turin tjetër të Champions-it?
Duke pasur parasysh se me cilin ekip ne luajmë dhe meqë kemi më shumë informacione se takimi i parë, them se do t’ia dalim. Futbollit nuk i dihet kurrë dhe nuk mund të them se kualifikohemi me 100 për qind. Them se do t’ia dalim.

Më shumë ndeshja në Luksemburg ishte çështje fati. Në fillim nisi të ishte në krahun tuaj dhe më pas mori krahun e kundërshtarit…
Siç e thashë edhe pak më parë, janë detajet e vogla që bënë diferencën. Jo se ishin ata më të mirë, por një veprim i vogël bëri dallimin në këtë ndeshje. Them se duhet të jemi më të përqendruar.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Diferencën e bëjnë detajet”, Totre tregon formulën e kualifikimit: Duhet të jemi më të përqendruar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook