Vrau me armë zjarri të riun për radhën në market, Gjykata e Tiranës i kthen prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula, ja arsyeja

Arbër Sula

Gjykata Penale e Tiranës i kthen Prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale.

Kujtojmë se Sula vrau me armë zjarri në një market në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit 2021, Jurgen Dukën.

Prokurori Petri Hysi erdhi në gjykatë me akuzën e “vrasjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.

I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, që nuk i është pranuar nga gjykata, ndërsa pritet që prokuroria të tërheqë dosjen.

Ish-agjenti i krimeve me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin në konfliktin e nisur për radhën e pagesës në një market në rrugën ‘Irfan Tomini’.

Arena e Lajmit

Vrau me armë zjarri të riun për radhën në market, Gjykata e Tiranës i kthen prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula, ja arsyeja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook