Sulmuesi ose mbrojtësi, Interi në mëdyshje se kë të bëjë “kurban” në merkato

Ultimatumi i Stiven Zhangut për reduktimin e pagave deri në 15% dhe bilancin e këtij sezoni me vetëm 100 milionë euro humbje ka dhënë efektin e tij tek Interi. Drejtuesit i janë futur punës për të përmbushur planin ekonomik të klubit, që pa dyshim kalon nga merkatoja verore.

56

Në Milano e dinë ama se për ta bërë këtë, mes shitjeve dhe blerjeve duhet të arkëtojnë 60 milionë euro, një shumë që nuk mund të arrihet pa sakrifikimin e një lojtari kyç të skuadrës dhe deri më tani kandidatët potencialë për të lënë zikaltrit janë Lautaro Martinez dhe Denzel Dumfris.

LAUTARO

Klubi e ka nxjerrë prej muajsh në shitje sulmuesin dhe nuk janë të pakta klubet e interesuara për të. Pas Atletiko Madridit e Mançester Junajtidit, në skenë ka dalë edhe Arsenali. Londinezët nuk i kanë humbur shpresat për të marrë shërbimet e 24-vjeçarit, për më tepër pasi Mikel Arteta ua ka bërë të qartë drejtuesve pëlqimin dhe vlerësimin që ka për argjentinasin. Por ndërkohë që klubet europiane po rreshtohen, çmimi i kartonit të tij ka arritur në 80 milionë euro, një vlerë që do të ishte një shërbim i madh për financat zikaltër.

E pavarësisht kësaj, tek Interi kanë dyshimet e tyre, pasi momentalisht vetëm Lautaro ofron siguri në repartin e avancuar. Xheko ka 36 vite mbi supe dhe duket tani i fikur, Korrea është një mister për sa i përket formës fizike, kurse Sançez është me valixhe në duar. Thënë këtë, vetë Interi mund të bëjë prapakthehu dhe të kalojë në planin B, atë të largimit të Denzel Dumfrisit.

DUMFRIS

Holandezi i mbërritur në verën që lamë pas për 15 milionë euro në total nga PSV Eindhoveni, ka arritur të trefishojë vlerën e tij dhe paraqitjet e këtij sezoni e kanë dërguar në 40-45 milionë euro çmimin e kartonit të tij. Mbrojtësi i djathtë i zikaltërve ka ngjallur interesin e Bajernit të Mynihut, që është duke monitoruar situatën e 25- vjeçarit dhe pret momentin e duhur për të trokitur në derën e Interit.

Me shitjen e tij, Interi do të arkëtonte tre të katërtat e parave të nevojshme, për të plotësuar shumën e nevojshme me shitjen e të tjerë lojtarëve. Jo vetëm kaq, por për mungesën e Dumfrisit, Inzagi mund ta ketë zgjidhjen në shtëpi. Sipas “Tuttosport”, në rast rinovimi të Perisiçit, lëvizja që po studiohet është kalimi i kroatit në të djathtë të 3-5- 2 dhe aktivizimi i Gosensit në krahun e majtë.

NISLI GJINI-Arena e Lajmit


Sulmuesi ose mbrojtësi, Interi në mëdyshje se kë të bëjë “kurban” në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook