Tedi Blushi nxjerr pamjet: Ja çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka deklaruar se betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi tha se shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është i vetmi mision që Rilindja ka për Tiranën.

Postimi i plotë:
Betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës.

Këto pamje të filmuara nga i njëjti kënd, por në dy kohë të ndryshme (maj 2020 dhe shtator 2022) tregojnë qartë se çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit nga Rilindja, kjo armike e gjelbërimit dhe e mjedisit.

Masakra e Parkut të Liqenit Artificial është vetëm një provë se si Rama dhe Veliaj kanë mbushur xhepat me paratë e betonit duke bërë trafik me mushkëritë e banorëve të kryeqytetit.

Shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është i vetmi mision që Rilindja ka për Tiranën.

Tedi Blushi nxjerr pamjet: Ja çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook