“Emigrantët shqiptarë mbeten peng ndaj borxheve”, zyrtarët britanikë ngrejnë alarmin: Të arrestuarit në ferma kanabisi kanë…

Fdghfghfgh

Shtetasit shqiptarë të cilët po kalojnë Kanalin me gomone kanë përfunduar si “pengje të borxhit” ndaj bandave kriminale dhe detyrohen të paguajnë shpenzimet e udhëtimit që kanë kryer deri në ishull përmes punës së tyre në plantacionin e kanabisit sipas disa zyrtarëve britanikë.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani, NCA ka deklaruar se po kryen më shumë se 70 hetime të drejtpërdrejta mbi krimin e organizuar të emigracionit, një “përqindje e konsiderueshme” e të cilave kanë lidhje me bandat shqiptare, sipas tyre.

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh ka të ngjarë të kenë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar “ilegalisht” dhe policia po sheh shembuj të asaj që mund të shihet si “manipulim i hapur” i ligjeve moderne të skllavërisë kur të arrestuarit pretendojnë se janë viktima të trafikimit, tha NCA.

Duke folur për gazetarët të martën, menaxheri i lartë i inteligjencës NCA, Ged McCann tha se bandat e shqiptarëve po “sjellin efektivisht fuqinë punëtore për rritjen e kanabisit”, duke shtuar:

“Shumë individë që janë arrestuar në ferma kanabisi kanë mbërritur në vend disa ditë më parë me varka të vogla” Brocklesby shtoi: Ne e dimë se nëse një emigrant ilegal shqiptar arrestohet në një kultivim kanabisi, atëherë gjëja e parë që ata bëjnë është të pretendojnë se janë viktimë e trafikimit.

Sakaq, zëvendësdrejtori Andrea Wilson, i cili drejton punën e NCA-së për kërcënimet nga kalimet e Kanalit dhe grupet e krimit të Ballkanit Perëndimor, tha: Aktualisht ne kemi më shumë se 70 operacione të drejtpërdrejta kundër krimit të organizuar të imigracionit dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre janë në grupet shqiptare të krimit të organizuar.

“Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në Britaninë e Madhe ka të ngjarë të kenë ardhur këtu ilegalisht”, ndërsa shtoi se: Ata janë një nga kombësitë kryesore që vijnë këtu ilegalisht si me metoda klandestine ashtu edhe me varka të vogla. Kjo nuk është gjë e re.

Arena e Lajmit

“Emigrantët shqiptarë mbeten peng ndaj borxheve”, zyrtarët britanikë ngrejnë alarmin: Të arrestuarit në ferma kanabisi kanë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook