Bëri publike lidhjen para disa muajsh, Nejmar akuzohet se ka tradhtuar të dashurën. Modelja reagon për herë të parë

Sikur mos t’i mjaftonin telashet në fushën e blertë, mes formës jo të mirë fizike dhe dëshirës së PSG për ta larguar, Neymar po kalon një periudhë aspak të këndshme në jetën personale.

WhatsApp-Image-2022-07-12-at-8.00.21-AM

Numri 10 i Brazilit është në një lidhje me influencuesen Bruna Biancardi. Më 25 prill, 28-vjeçarja braziliane postoi një foto të saj dhe yllit të PSG-së për herë të parë në rrjetet sociale. Pak ditë më parë, Ney i kishte uruar asaj ditëlindjen përmes një postimi në Instagram duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre: “Dita është e jotja, por dhurata është e jona. Shumë i lumtur që të kam në jetën time. Të dua”, -shkroi kampioni olimpik i Rios. Sot Neymar është në mes të një ‘afere të errët’, pasi akuzohet se e ka tradhtuar të dashurën e tij.

E përditshmja braziliane ‘Isto é gente’ plasi ‘një bombë’ para pak ditësh duke shkruar se Neymar, i cili ishte i pranishëm në një festë të organizuar nga lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr. në Cachoeira de Macacu, në periferi të Rio de Janeiro tradhtoi Brunën sheshit. Sipas informacioneve nga profili në Instagram “Gossipdodia”, ylli i PSG-së ishte lëshuar në festë dhe kishte shkëmbyer disa puthje në buzë gjatë eventit, përfshirë një me modelen Nathalia Castro. ‘Isto é Gente’ pretendoi se ka folur me disa burime dhe ka zbuluar se Neymar ka shkuar pa Bruna Biancardin në festë, pra ka qenë ‘single’ në klub.

Neymar u përgjigj në mënyrën e tij.

Ai donte t’i bënte të qarta gjërat duke hedhur poshtë lajmet që ai pretendon se janë të rreme. 30-vjeçari publikoi një video në Instagram duke thënë: “Përshëndetje Fake News, shumë diell, shumë paqe, shumë dashuri”.

Një mesazh pak ironik, por nuk e dimë sa ia ka mbushur mendjen të dashurës së tij…Kjo e fundit prej ditësh është larguar nga rrjetet sociale. Ditën e djeshme Bruna u shfaq në Instagram pas një mungese disa ditore duke shkruar: “Kisha nevojë për pak kohë për veten. Shpresoj të më kuptoni”. Megjithatë nuk dihet ende se si po shkon raporti i saj me Neymar. E sigurt është se Bruna ndodhet në Brazil dhe nuk ka udhëtuar me të dashurin drejt Parisit ku ndodhet ai për përgatitjen e para-sezonit.

Çifti i njohur ishin së bashku në SHBA për disa javë ku kaluan pushimet e para të kësaj vere pas mbylljes së sezonit të futbollit. Atyre u janë bashkuar miqtë por edhe motra e Neymar, Rafaella. Kjo e fundit është përfolur në media se nuk ka një raport të mirë me Brunën sepse as nuk ndiqeshin në Instagram. Por, ky udhëtim i ka hedhur poshtë këto zëra. Dy kunatat kanë nisur të ndiqen dhe kalojnë kohë me njëra-tjetrën.

Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Neymar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje. Por, vetëm pak muaj më parë e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Bruna është shpërngulur në Paris ku jeton me Neymarin teksa shkon shpesh në stadium, në ‘Parc de Princes’ për të mbështetur të dashurin e saj.

Bruna Biancardi është një influencer në mediat sociale nga Brazili. Bukuroshja brune ka lindur më 15 prill 1994 dhe është 28 vjeç. Bruna ka studiuar për modë dhe është marrë me marketing dhe menaxhim të tregtisë elektronike për më shumë se 8 vjet.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Bëri publike lidhjen para disa muajsh, Nejmar akuzohet se ka tradhtuar të dashurën. Modelja reagon për herë të parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook