“Ti themi jo ikjes së trurit”, sekretari për emigracionin në PD, Indrit Hoxha: Qëllimi i foltores, largimi i regjimit autokrat të Ramës

90

Sekretari për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit, Indrit Hoxha në fjalën e tij në bashkëbisedimit e zhvilluar nga kreu i PD, Sali Berisha me shqiptarët në Itali, tha se qëllimi i kësaj foltoreje ka një emërues të përbashkët dhe se ai është largimi i regjimit autokrat të Edi Ramës.

Ai shtoi se ka ardhur koha për t’i thënë stop largimit të shqiptarëve nga vendi.

Pjesë nga fjala e Indrit Hoxhës:

I nderuar Profesor Doktor, Sali Berisha, të nderuar bashkëatdhetarë, ju falënderojmë nga zemra që i’u bashkuat kësaj foltore. Prania juaj na nderon por jo vetëm. Prania juaj në këtë foltore risjell shpresën te çdo shqiptar, që edhe pse larg atdheut, shqiptarët bashkohen kur Shqipëria është në rrezik.

Qëllimi i kësaj foltoreje ka një emërues të përbashkët, largimin e regjimit autokrat të Edi Ramës. Një regjim që po detyron mijëra të rinj të largohen nga vendi, duke lënë pas nënën, babain, motrën e vëllanë. Ndonëse nuk jemi më një vend në periudhë tranzicioni, edhe pse nuk jemi një vend në luftë, të rinjtë shqiptarë, nëna së bashku me fëmijët e tyre marrin rrugët e emigrimit, duke rrezikuar jetën me gomone në det të trazuar pasi qeveria aktuale u ka shkatërruar të ardhmen, ekonominë, ëndërr.

Ne duhet ti japim fund sa më parë emigracionit absurd që ndodh në vendin që aspiron të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane. Shqiptarët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre. I vetmi që duhet të largohet është e keqja e shqiptarëve i cili quhet Edi Rama.

Ti themi jo më ikjes së trurit, të rikthejmë profesionistët, mjekët, të rinjtë në vendin e tyre. Ti japim diasporës votën e mohuar, ti rikthejmë begatinë vendit tonë të begatë, një toke të bekuar me male, det e fusha, që mund ti mundësojë çdo familje shqiptarëve që ekonomi të qëndrueshme.

Një tokë e pasur si asnjë tokë tjetër në rajon apo Europë, por që është zaptuar nga një grusht njerëzish, qëllimi i vetëm i së cilëve është të pasurohen vetë dhe të varfërojnë shqiptarët. Një regjimi që merr frymë falë krimit të organizuar, mafies dhe drogës.

Një kryeministër që qëndron në pushtet jo falë votës së shqiptarëve por personave me precedentë kriminal, ata me lidhje me kartelë famëkeq të vendeve të Amerikës Latine, të cilët kryeministri Rama i sajdis në zyrën e tij. Le të shërbejë kjo foltore mes Italisë e Tiranës, pse jo, edhe për të folur për të ardhmen e vendit, për prospektin ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve, për miqësinë mes tyre, por edhe për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 shtatorit dhe ndryshimit që do të sjell opozita kur të rikthehet në pushtet.

Dhe një herë faleminderit për praninë tuaj në këtë foltore.

“Ti themi jo ikjes së trurit”, sekretari për emigracionin në PD, Indrit Hoxha: Qëllimi i foltores, largimi i regjimit autokrat të Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook