Sulmuesi i talentuar francez, Hugo Ekitike, është një nga objektivat kryesorë të shumë klubeve të mëdha europiane, përfshirë këtu Bajernin e Mynihut, Interin, PSG-në dhe së fundmi Njukasëllin.
Gjithsesi, 20-vjeçari duket se e ka bërë zgjedhjen e tij, duke preferuar të mos largohet nga Franca.
Siç bën me dije “Le Parisien”, Ekitike ka arritur një akord me PSG-në dhe kërkon që të bashkohet me kampionët e Francës. E vetmja gjë që e pengon këtë transferim për momentin është Reims.
Klubi që ka në pronësi 20-vjeçarin nuk dëshiron që ta lërë atë të transferohet në një tjetër skuadër franceze. Eims është gati që ta shesë atë te Njukasëll, por kjo gjë bie ndesh me dëshirat e lojtarit dhe pengon të arrihet një zgjidhje e përbashkët.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…