
Një 39-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për mashtrim ka rënë në prangat e policisë së Korçës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Jani (Zeqir) Zgorani, banues në fshatin Pocestë.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Jani (Zeqir) Zgorani, 39 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Greqia drejt Shqipërisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.