Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë, ku një mjet autoambulancë ka dale nga rruga në afërsi të fshatit Markatomaj.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se dyshohet se nga aksidenti kanë mbetur 4 persona të plagosur, mes tyre dhe personel mjekësor.
Siç shihet nga pamjet e siguruar nga gazetari Ndreka, ambulanca ka përfunduar e përmbysur në një arë në anë të rrugës.