Tirana e kërkoi me ngulm për Champions, Arlind Ajeti prezantohet në klubin italian

Arlind Ajeti nuk do të bëhet pjesë e futbollit shqiptar, pavarësisht ofertave nga skuadra e Tiranës që kërkoi me ngulm lojtarin në merkaton e verës që ta kishte në dispozicion në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, ka vendosur që të vazhdojë karrierën në futbollin italian, ndonëse përsëri jo në elitën e futbollit të këtij vendi.

ajeti

Ajeti është zyrtarizuar si futbollist i ri i skuadrës së Pordenones, e cila në edicionin e fundit ra nga Seria B dhe do të luajë kësisoj në Serinë C. Projekti i ri i klubit është me një emër të njohur në pankinë si Domeniko Di Karlo dhe blerjet janë bërë me objektivin e qartë që ekipi të kthehet shumë shpejt në Serinë B.

Klubi bëri të ditur se Ajeti ka firmosur për dy vitet e ardhshme me friulanët të cilët kanë bërë bujë disa vite më parë me ecurinë e tyre të jashtëzakonshme në Kupën e Italisë, duke u eliminuar vetëm në 16-she me penallti nga Interi pasi e kishte ndalur në barazim 0-0 në “San Siro” skuadrën zikaltër.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Tirana e kërkoi me ngulm për Champions, Arlind Ajeti prezantohet në klubin italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook