Trajnerët, Superiorja dhe Kategoria e Parë po kthehet “bio”

Superiorja është përcaktuar që të ngrejë siparin më 20 gusht për sezonin 2022-2023 dhe ekipet po vazhdojnë drejt fazës përgatitore, teksa futbollistët marrin atë karikimin që iu duhet, për të përballuar intensitetin e kampionatit deri në dhjetor, ku do të ndërpritet për shkak të Botërorit të Katarit dhe për t’u kthyer në janar.

superiore - kategoria e pare

Deri tani, ndryshe nga vitet e fundit, Superiorja do të vijë me një risi, atë të trajnerëve. Tani që flasim, nga 10 ekipe, përveç Erzenit që nuk ka konfirmuar drejtuesin e stolit, 9 ekipet e tjera do të drejtohen nga trajnerë shqiptarë. Një Superiore “Bio”. Të fundit të huaj që janë larguar kanë qenë Diego Longo, Thomas Bërdariç dhe Vanoli, respektivisht nga Kukësi, Vllaznia dhe Dinamo. Por jo vetëm sezonin që lamë pas, por në 10 vitet e fundit, Superiorja ka kaluar shumë trajnerë të huaj: Petër Pakult, Milinkoviç, italianët e Partizanit (Agostineli, Luliano, Lerda, Sormani, Sampaio), Ze Maria, Baldo Ranieri, Emanuel Egbo dhe deri te Stanislav Lev, dy të fundit janë shpallur kampionë me ekipet që drejtonin në atë kohë.

Ndërkohë, teksa jemi afër nisjes së sezonit të ri, vetëm Erzeni është pa një trajner të zyrtarizuar dhe pritet për t’u parë nëse do të kemi 10 trajnerë shqiptarë në drejtim. Aktualisht janë: Shehi, Mehmeti, Josa, Duro, Gega, Arapi, Çela, Tetova dhe Beqiri i Bylisit që është një shqiptar i Maqedonisë.

KATEGORIA E PARË

Teksa më lart përmendëm Superioren, nuk mund të anashkalojmë edhe kategorinë poshtë saj. Pothuajse të gjithë trajnerët që janë zyrtarizuar apo rikonfirmuar për sezoni e ri në Kategorinë e Parë deri më tani janë shqiptarë. Bien në sy emra si: Dede, Memelli, Duro, Resuli, Dalipi, Arbëri, Magani, Alcani, Bruka, Faslliu dhe Rustemi. Të gjithë këta emra, bashkë me trajnerët e Superiores, tregojnë diçka domethënëse për futbollin shqiptar: Presidentët e klubeve, mesa duket, kanë kthyer besimin te trajnerët vendas dhe kanë reflektuar për eksperimentimin e shpeshtë që kanë bërë me trajnerët e huaj, me gjithë respektin e mundshëm për ta.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Trajnerët, Superiorja dhe Kategoria e Parë po kthehet “bio”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook