Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë.
Mediat italiane raportojnë se policia ndaloi mjetin e shqiptarit, ndërkohë që kur kërkuan të kontrollonin, i riu shtypi pedalen e gazit dhe tentoi t’i shpëtonte policisë.
Por pas disa kilometrash, shqiptari vendosi që të ndalonte mjetin. Gjatë kontrollit të policisë, në makinë u gjetën 40 gram kokainë, të ndara në doza.
Arena e Lajmit