Apolonia zbarkon në fushë/ “Përforcime” nga Dinamo, trajneri Dalipi: Së bashku do kapim… majat

Apolonia e Klevis Dalipit “zbarkon” në fushë. 20 futbollistë kanë nisur zyrtarisht punën për sezonin 2022-2023. Nuk ka pasur surpriza në hyrje, ashtu sikundër parashikohej. E megjithatë, ra në sy prania e Romeo Harizajt dhe Mario Gjatës (ndonëse u stërvit veçmas, për shkak të dëmtimeve).

APOLONIA

Nëse Redon Mihana kaloi te Egnatia, 2 të tjerët do të jenë pjesë e fierakëve në Kategorinë e Parë. Huazimi te Dinamo mbaroi dhe lojtarët kthehen në shtëpi. Kishte edhe mungesa “big”, konkretisht portieri Endrit Çako dhe mbrojtësi Ismaila Diop.

I pari nuk ka rinovuar dhe mund të quhet i ikur, ndërsa i dyti nuk është kthyer ende nga pushimet. Vijon të jetë në Itali dhe pritet të rikthehet në Fier pas pak ditësh. E veçanta e Apolonisë ishte grumbullimi i portierit Henri Bega me ekipin e parë. Një djalë vetëm 16 vjeç, që spikati në kampionatin e kaluar U-19.

PREZANTIMI – Fillimisht një përshëndetje mes stafit dhe lojtarëve. Njëkohësisht, fill pas përshëndetjes, trajneri i sapoemëruar, Klevis Dalipi, ka mbajtur një fjalim të shkurtër para lojtarëve: “Ju përgëzoj për kampionatin që lamë pas dhe dëshiroj të vijojmë punën së bashku për të arritur objektivat tona në sezonin e ri. Nuk ia dolët vitin e kaluar, por ju bëtë gjithçka dhe dhatë maksimumin tuaj.

Edhe tra jneri italian Juri Kanarsa bëri një punë shumë të mirë nën drejtimin e Apolonisë. Ta dini që në fillim se mua do më keni gjithmonë mbështetje dhe jam pranë jush në çdo moment. Ju e dini që Kategoria e Parë nuk është aspak e lehtë, por me vullnet, besim, vendosmëri, përkushtim e durim mund të arrijmë shumë lart. Tani duhet të ulim kokën, të punojmë intensivisht dhe të krijojmë një skuadër dinjitoze, konkurruese dhe pretendente”.

STËRVITJA – Më pas, rreshtimi në fushë dhe zyrtarisht stërvitja. Faza fillimisht do të zhvillohet në kushte shtëpie, më pas do të zhvendosen. E megjithatë, axhenda nuk është zyrtarizuar. Seanca e parë shkoi sipas planit. Stafi teknik ishte mjaft i kënaqur me formën fizike të futbollistëve, të cilët janë treguar të kujdesshëm gjatë pushimeve. Atmosfera ishte shumë e qetë. Ditët e para do të kalojnë me teste të ndryshme, përfshirë ato mjekësore dhe fizike.

HILMI SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Apolonia zbarkon në fushë/ “Përforcime” nga Dinamo, trajneri Dalipi: Së bashku do kapim… majat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook