Marramendja në mëngjes dhe ndjenja e të fikëtit mund të ndodhin për një sërë arsyesh.
Por nëse jeni duke përjetuar marramendje të përsëritura, AgroWeb.org ju këshillon të vizitoheni tek një mjek, i cili mund të vlerësojë siç duhet situatën tuaj dhe t’ju ndihmojë të adresoni çdo problem shëndetësor.
AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me disa nga arsyet pse kjo gjë ndodh dhe çfarë mund të bëni për ta parandaluar.
Kur nuk merrni mjaftueshëm lëngje, vëllimi i gjakut dhe presioni i gjakut bie.
Kështu truri juaj nuk merr mjaftueshëm gjak dhe ju ndiheni të trullosur.
Këshillohet të që pini më shumë ujë dhe lëngje për të qëndruar të hidratuar dhe për të parandaluar këtë shqetësim.
Kur nuk keni glukozë mjaftueshën në gjak, puna e organizmit juaj ngadalësohet për të mbrojtur veten.
Kjo është arsyeja pse ju mund të zgjoheni të trullosur apo edhe pak të hutuar.
Mund të konsumoni ose të pini diçka të ëmbël por nëse kjo ndodh shpesh është më mirë të shihni mjekun tuaj.
Një shembull për këtë është një ilaç për hipertensionin, që mund të ulë shumë presionin e gjakut dhe të shkaktojë marramendje.
Nëse mendoni se ilaçi juaj është fajtori, flisni me mjekun tuaj, i cili mund të rregullojë dozën ose t’ju japë një ilaç tjetër.
Kanalet në veshin e brendshëm kanë lëngje që lëvizin kur koka juaj lëviz dhe ndonjëherë formimi i gurëve pengon rrjedhën e lëngut, duke shkaktuar marrje mendsh. Për të zgjidhur këtë problem vizitoni mjekun tuaj.
Ngritja e menjëhershme nga shtrati mund të shkaktojë edhe një rënie të menjëhershme të presionit të gjakut.
Në këtë rast ngritja graduale nga shtrati do ta ndihmojë trupin tuaj të përshtatet me ndryshimin e pozicionit.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit e moshuar, pasi marramendja mund të rrisë rrezikun e rrëzimit.
Kjo është një simptomë e zakonshme në shtatzëninë e hershme për shkak të luhatjeve hormonale dhe presionit të lartë të gjakut. Dhe për fat të mirë, marramendja e lidhur me shtatzëninë është e përkohshme.
Njerëzit me apnea të gjumit mund të kenë vështirësi në frymëmarrje, gjë që mund të ulë nivelin e oksigjenit në gjak.
Dhe kur trurit tuaj i mungon oksigjeni gjatë natës, ju mund të zgjoheni duke ndjerë marrje mendsh./AgroWeb.org