DETAJE/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, ndalohet 15-vjeçari në Pogradec

Pogradec

Një 15-vjeçar është ndaluar nga policia e Pogradecit. Dyshohet se 15-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare. Sakaq materialet i kaluar prokurorisë pranë shkallë së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Sakaq bëhet me dije se kallëzimin e ka bërë vajza vetë në prani të prindërve dhe psikologes, sipas procedure.

Ndërkohë rezulton se vajza ka dëshmuar që ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me 15 vjeçarin, me të cilin më herët ka pasur kontakt, por që ky i fundit e ka mohuar kontaktin dhe marrëdhënien me dhunë.

Dyshohet se akti ka qenë i përsëritur. Nga burimet konfirmohet se 15 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, më herët ai dyshohet se ka shkatërruar banesën e minorenes, duke thyer xhamat, rast për të cilin është informuar dhe policia.

Sakaq Akti seksual mes të miturve ka ndodhur gjatë muajit Gusht dhe është zbuluar nga autoritet.

Pogradec-Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

DETAJE/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, ndalohet 15-vjeçari në Pogradec

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook