U largua nga Reali, Ançeloti zbulon prapaskenën me sulmuesin: Ishte pak dembel…

Që nga e premtja që lamë pas, Luka Joviç i ka dhënë lamtumirën Realit, për t’u transferuar në Serinë A, ku do të luajë për Fiorentinën.

ANCELOTI JOVIC

Vetë klubi spanjoll nuk ka qenë kundër lëvizjes, madje Reali e ka shtyrë vetë largimin e sulmuesit serb.

Ai tashmë është pjesë e Fiorentinës, me Realin që do të përfitojë 50% të shumës së parave në rast të shitjes së tij në të ardhmen. Portali italian “Firenzeviola.it” ka zbuluar disa fjalë të forta të trajnerit Karlo Ançeloti në adresë të sulmuesit.

“Joviç është një sulmues i shkëlqyer. Jo shumë i lëvizshëm, por i fortë në zonë, si me kokë, ashtu edhe në këmbë.

Një djalë serioz. Nëse ai është i motivuar, do të bëjë shumë mirë, jam i bindur për këtë”, ka thënë Ançeloti, cituar nga Bukioni për portalin në fjalë. Më pas ka ardhur edhe “dajaku” i trajnerit italian të Realit të Madridit.

“Si çdo lojtar, edhe Joviç ka anët e tij negative. Do të nënvizoja se ndonjëherë ai është pak i paqartë, duhet të stimulohet”, ka shpjeguar Ançeloti.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

U largua nga Reali, Ançeloti zbulon prapaskenën me sulmuesin: Ishte pak dembel…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook