Një ngarkesë droge e konsiderueshme e cila ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë është kapur në Selanik, ndërsa raportohet se policia greke ka ushtruar kontroll në një autmojet të parkuar në momentin që pranë tij janë afruar 3 shtetas shqiptarë dhe 1 femër greke.
Gjatë kontrollit brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 37 pako me 41.7 kilogramë marijuanë, ndërsa është ushtruar kontroll edhe në banesat e të arrestuarve,të cilat shërbenin për magazinimin e drogës.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar mbi 2 kilogramë marijuanë, 123.2 gram kokaine, 1 peshore elektronike dhe 4675 euro, ndërsa gjatë kontrolleve është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i pestë, një femër greke.
Arena e Lajmit