Tashmë është zyrtare, Samu Kastijeho është futbollist i ri i Valencias.
Sulmuesi spanjoll ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me ekipin e njohur spanjoll, teksa do ta mbajë të lidhur me në Valencia deri më 30 qershor 2025.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i La Liga-s me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”.
27-vjeçari bashkohet sërish me Ivan Xhenaro Gatuzon, të cilin e ka pasur trajner edhe kur italiani stërviste Milanin. Përveç ekipit kuqezi nga Milano, spanjolli ka mbajtur veshur fanellat edhe të Vijarealit dhe Malagës.
Në sezonin e fundit me Milanin në Serinë A, Samu Kastijeho u aktivizua vetëm në 5 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.
✍️#BenvingutCastillejo#CORVCF | #ADNVCF pic.twitter.com/KjliwjLlHd
— Valencia CF (@valenciacf) July 12, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…