Barcelona nuk vë mend, 122 milionë euro të hedhura dëm për “Pujolin e ri” (Lista e Shpenzimeve)

Kanë kaluar jo pak vite që kur legjendari i mbrojtjes së Barcelonës, Karles Pujol, vendosi të varë këpucët në gozhdë. Pas 15 vitesh në shërbim të Barçës, ish-kapiteni u hapi rrugë të rinjve. Që me largimin e tij kanë qenë të shumtë lojtarët që kanë provuar të kthehen në lider në mbrojtjen e katalanasve, por deri më tani askush nuk ka mundur të zëvendësojë figurën karizmatike të Pujolit.

45645656

Po ashtu, janë dhe milionat e hedhura nga Barcelona në merkato për të gjetur një “Pujol të ri”, por përpjekjet e drejtuesve kanë qenë në pjesën më të madhe të rasteve të dështuara. Që nga largimi i Pujolit askush nuk ka mundur të zërë vend e të paktën t’i afrohet ishkapitenit. Prej më shumë se tetë sezonesh kanë qenë plot 13 qendërmbrojtës që kanë mundur të shfaqen në fushë në radhët e ekipit të parë të Barcelonës, me shpresën se do të mund të mbulonin boshllëkun që kishte lënë tërheqja e Pujolit.

Nga Lengle, më i shtrenjti nga të gjithë, për të cilin Barça shpenzoi 36 milionë në llogarinë bankare të Seviljes, e deri te lojtari gati anonim, si Marlon, Vague apo Todibo, askush nuk ka mundur të zëvendësojë të paktën pjesërisht Pujolin. Madje në këto tetë sezone, Barça nuk ka pasur asnjëherë një dyshe qendre stabël.

LISTA E SHPENZIMEVE:

89080980

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Barcelona nuk vë mend, 122 milionë euro të hedhura dëm për “Pujolin e ri” (Lista e Shpenzimeve)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook