“Aferë që kryhet me garanci të kryeministrit”, Meta për inceneratorët: Hetimet e SPAK, të ngadalta e me regji

Meta 1

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se hetimet e kryera nga SPAK për çështjen e inceneratorëve, janë duke u zvarritur, madje sipas tij hetimet po zhvillohen me regji.

Meta u shpreh se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi individuale, por me një organizatë kriminale.

“Kemi një veprim jashtëzakonisht të ngadaltë dhe me regji politike në vlerësimin time. Personat janë me fakte që janë ndaluar dhe që duhet të ishin ndaluar me kohë. Kjo gjë duhet të kishte ndodhur para zgjedhjeve.

Këtu nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi individuale, por me një organizatë kriminale. Sepse këtu kemi të bëjmë me një aferë që nuk e bën një individ, por bëhet në garanci e kreut të qeverisë. Një vendim nuk hyn dot në qeveri pa e firmosur një ministër.

Nuk e mendoja që ata do ishin të gjithë kukulla. Ka pasur ministra Finance që kanë qenë kundër. Ka pasur drejtore që kanë lënë shënim, që kjo nuk bëhet. Ka pasur ministra Drejtësie që kanë qenë kundër. Por kjo gjë është imponuar sepse është Rama”, tha kreu i Partisë së Lirisë.

Arena e Lajmit

“Aferë që kryhet me garanci të kryeministrit”, Meta për inceneratorët: Hetimet e SPAK, të ngadalta e me regji

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook