Gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh sot në emision “Open” në News 24 se kush parashikon pasojat e sulmit kibernetik ose është mediokër ose bën propagandë.
Ai kërkoi reagim edhe nga kreu i shtetit lidhur me ngjarjet e javëve të fundit.
“Po Presidenti çfarë pret pas këtyre ngjarjeve? Ai duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Për më tepër që është qenë edhe Komandant i Forcave te Armatosura”, tha Dyrnjaja.