Ish-presidenti i Bajernit i bën presion Barcelonës për objektivin e merkatos: Ta harroni Levandovskin

Presidenti i nderit i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, foli për çështjen e Robert Levandovskit. Ai është i bindur se polaku do të rinovojë dhe do të vazhdojë të luajë për kampionët e Gjermanisë dhe për disa vite të tjerë.

henes-levandovski

“Jam 100% i bindur që Robert do të luajë të paktën dhe një sezon tjetër me Bajernin. Ai nuk do të ikë para se t’i përfundojë kontrata, është kaq e thjeshtë. Klubi i Bajernit dhe lojtarët që kanë luajtur në Mynih kanë respektuar gjithmonë kontratat që kanë pasur me klubin”, tha Hënes.

Ndërkohë që të hënën drejtori sportiv i skuadrës katalanase, Mathju Alemani, tha: “Nuk ka pasur asnjë takim me agjentin e Levandovskit. Gjithashtu, nuk më pëlqen të flas për procesin e negociatave pasi është diçka private, – tha ai.

– Nuk na pëlqen të diskutojmë për lojtarët që janë nën kontratë me klube të tjera”. Leva ndërkohë është takuar me drejtuesit e Bajernit javën që shkoi dhe të dyja palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për rinovimin duke lënë të hapur mundësinë e largimit të lojtarit.

Sulmuesi ka një kontratë deri në 2023 me skuadrën e Bajernit dhe tifozët shpresojnë që ai ta çojë deri në fund atë.

Arena e Lajmit


Ish-presidenti i Bajernit i bën presion Barcelonës për objektivin e merkatos: Ta harroni Levandovskin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook