Skuadra e Kozencës, që merr pjesë në Serinë B italiane, ka filluar të lëvizë në këtë merkato transferimesh, teksa po bëhet gati për t’u përgatitur për sezonin e ri, emri që ka dalë për të kompletuar repartin e sulmit është ai i shqiptarit Eljon Toçi.
Sulmuesi i Shpresave është pjesë e Fiorentinës dhe sezonin që kaloi luajti me Primaverat, ku shënoi 15 gola në kampionat dhe kupë.
Te Kozenca e shohin si një element cilësor, ndërkohë drejtori sportiv i Kozencës ka zbuluar se ata janë në kontakt me Fioren, për të huazuar për një sezon në Serinë B. Ndërkohë, lojtari dhe shoqëruesit e tij tashmë kanë shprehur vlerësimin e tyre për zgjidhjen e mundshme.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…