Shkodra, Lezha dhe Durrësi zonat më problematike, përmbytjet ‘rrethojnë’ banesat dhe tokat, raportimet nga terreni

Lzhe

Prej ditës së djeshme vendi është përshirë nga reshje të dendura. Përmbytje të mëdha janë raportuar në zona të ndryshme në vend, ku më problematike situata paraqitet në veri të vendit.

“News24” ka ndjekur nga afër situatën në terren.  Në qarkun e Shkodrës  rreth 20 apo 25 familje janë evakuuar.

Gjithashtu edhe qarku i Lezhës është përballur me përmbytje, ku në Zadrimë dhe Torovicë vijon ende situata problematike.

Gazetari Pjetër Gjini tha për BalkanWeb se në Zadrimë janë rreth 700 hektarë në ujë.

Nga ana tjetër gazetari Senad Nikshi ka pasqyruar situatën aktuale në qarkun e Shkodrës.

“Kemi një urë të bllokuar në fshati Zogaj, prefekti i qarkut dhe përfaqësues të emergjencave civile ndodhen në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve”, raportoi ai.

Sakaq  në zonën e ish-Kënetës në Durrës banesa të shumta janë përfshirë nga përmbytje.

“Është e pamundur për tu futur brenda banesave të banorëve të Kënetës, reshjet e shiut kanë pushuar, por tashmë uji ka shkaktuar përmbytje të mëdha”, raportoi gazetarja Klodjana Haxhiaj,.

Ndër të tjera banorët kanë treguar për gazetaren Klodjana Haxhiaj dëmet që i janë shkaktuar.

Ndërsa në terren janë të vendosur makinat zjarrfikëse që bëjnë të mundur tërheqjen e ujit në zonën e ish-Kënetës.

 

Arena e Lajmit

Shkodra, Lezha dhe Durrësi zonat më problematike, përmbytjet ‘rrethojnë’ banesat dhe tokat, raportimet nga terreni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook