Mediu në SPAK, Fuga: Nuk shoh balancë mes denoncimeve për opozitën dhe maxhorancës, nuk duhet të jenë selektivë

C299c905 D14b 47b9 B31f A88c843ee950

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u thirr këtë të mërkurë në SPAK  për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa të premten pritet që Prokuroria e Posaçme t’i dërgojë kërkesë Kuvendit edhe për Sali Berishën, për të dëshmuar për këtë rast.

Profesori Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për këtë rast, tha se nuk do të donte që një deputet, ish-ministër apo një përfaqësues i opozitës të ishte i inkriminuar, ndërsa shtoi se nuk sheh një balancë mes denoncimeve, pasi nga ana e opozitës përfliten emra të cilën janë aktivë në politikë, ndërsa nga ana e maxhorancës, janë figura të cilat tashmë nuk kanë një funksion.

“Nuk jam në gjendje të di këtë rast, por nuk do doja të ishte i inkriminuar asnjë deputet, ish-ministër, aq më pak një përfaqësues i opozitës… ajo që shoh janë një lumë denoncimesh ndaj figurave të opozitës e cila nuk më lë një shije shumë të mirë, sepse ata që po denoncohen dhe janë marrë në hetim apo janë thirrur në SPAK janë në opozitë, kurse ata që janë marrë nga pushtetarët, e kanë lënë detyrën, pra nuk ka një balancë.

Ndërsa një ish-funksionar i lartë duhet të paraqitet sa herë e thërrasin në organet drejtësisë për të dëshmuar legjitimitetin e akteve të tyre, e shoh normale, por nëse nuk është selektive. Pra nëse s’ka denoncime që janë aktualisht në pushtet, jo ata që kanë qenë, nëse ka një seleksion të kësaj natyre, kjo nuk i shërben drejtësisë. Për thelbin e dosjeve të caktuara, me thënë të drejtën s’di asgjë dhe do preferoja kur fatet të dalin të ndjek atë që  prokuroria ka argumentuar”, tha ai.

 

Mediu në SPAK, Fuga: Nuk shoh balancë mes denoncimeve për opozitën dhe maxhorancës, nuk duhet të jenë selektivë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook