E kërkonte Italia, kapet në Bubq 33-vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

Policia

Policia e Krujës dhe  Interpol Tirana kanë arrestuar 33-vjeçar të kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. Sh., 33 vjeç, banues në Bubq, Krujë.

Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit E. Sh., drejt Italisë.

E kërkonte Italia, kapet në Bubq 33-vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook