Sherr në Sarandë/ Përfundoi i plagosur gjatë natës në spital, por 38-vjeçari u përplas sërish me agresorin në rrugë. Përplasin makinat

Aksient1

Siç duket konflikti që çoi në plagosjen e një 38-vjeçari në Sarandë nuk është ndalur me kaq. Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se Erlind Rumani, pasi është përfshirë gjatë natës në një konflikt me një person tjetër, u paraqit në spital me një plagë në qafë.

Por mesa duket, pasi ka lënë spitalin, mesditën e sotme është përballur sërish me agresorin.

Përplasja ndodhi në lagjen nr.4, ku 3 shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke u goditur edhe me automjete. Mësohet se automjetet “Citroen” me targa AA631ZY u përplas me “Toyota” me targe AZI 9208. Në një nga automjetet ndodhej 38-vjeçari Rumani. Policia ka shoqëruar deri më tani 3 shtetas në Komisariat.

Arena e Lajmit

Sherr në Sarandë/ Përfundoi i plagosur gjatë natës në spital, por 38-vjeçari u përplas sërish me agresorin në rrugë. Përplasin makinat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook