Klubi i Kategorisë së Parë si kantier, vijnë dy përforcime nga Mali i Zi

Tomori po plotësohet dita-ditës. Pas Renco Memlikës, Arbër Deliut, Frenki Lamçes, Laurent Ismailajt, Ronald Shkrelit dhe Leonit Gashit, grupit i shtohen edhe dy lojtarë të tjerë. Përforcimet këtë herë vijnë nga Mali i Zi.

tomori-besa

Bëhet fjalë Zaid Nikoviç dhe Kujtim Dinocën, që luajnë konkretisht si mbrojtës të krahut të majtë dhe të djathtë. I pari vjen pas një përvoje te Vushtrria në Kosovë, ndërsa i dyti lojtari i linjës së djathtë është aktivizuar rishtas te Cetinje.

E megjithatë, ky është vetëm fillimi. Stafi teknik është duke intensifikuar kontaktet me të gjithë ata futbollistë të cilët kanë shfaqur dëshirën e tyre për t’u bërë pjesë e beratasve në kampionatin e ri.

Në të njëjtën kohë, tekniku Klodian Arbëri, është duke u dhënë mundësi të gjithë kandidaturave që duan një vend në ekip. Ai kërkon me këtë rast të plotësojë disa nga boshllëqet e krijuara në skuadër pas largimeve.

Për “Panorama Sport” është Polizoi Arbëri që flet për punën e këtyre tri ditëve të para. Zv.trajneri vlerëson merkaton, ndërsa thekson se janë në rrugën e duhur për të ndërtuar një ekip pretendent.

“Jemi të kënaqur si me fillimin e punës, ashtu edhe me zhvillimin e merkatos. Ne e vlerësojmë me nota pozitive, si dëshirën e grupit të futbollistëve që po stërvitim aktualisht, ashtu edhe të gjithë ata futbollistë që vijnë rishtazi te Tomori.

Ata kërkojnë që të kontribuojnë maksimalisht, por edhe të evidentojnë vlerat e tyre në skuadrën tonë. Të gjithë e dinë mjaft mirë, se të jesh pjesë e Tomorit, nuk është vetëm një nder dhe kënaqësi për ata që e veshin këtë fanellë me histori tashmë 100-vjeçare.

Janë gjithashtu të vetëdijshëm, se të gjithë ata që e kanë vlerësuar drejt dhe seriozisht kontributin e tyre për futbollin beratas, kanë përfituar jo pak prej qëndrimit në Berat.

Kjo, sepse Tomori u ka shërbyer për t’u rritur profesionalisht dhe si një trampolinë për të kaluar në skuadra të njohura të elitës. Këtë e kanë treguar me dhjetëra shembuj këto vite të fundit.

Ne na interesojnë emra të rinj dhe që kanë ambicien për t’u rritur profesionalisht”, e ka mbyllur Polizoi Arbëri.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Klubi i Kategorisë së Parë si kantier, vijnë dy përforcime nga Mali i Zi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook