Jo vetëm Kulibali, pjesë e bisedimeve mes Çelsit dhe Napolit ishte dhe… Armando Broja

Armando Broja ka fluturuar drejt Los Anxhelosit, teksa është bashkuar dje me pjesën tjetër të skuadrës së Çelsit për turneun miqësor.

broja celsi

Blutë fluturuan për në Shtetet e Bashkuara të shtunën pasdite, ndërkohë që sipas raportimeve të “Evening Standard”, Broja, i kthyer nga huazimi në Sauthempton dhe stërvitja individuale, ka ndarë avionin me Rahim Stërling.

Një avion privat për në Los Anxhelos, për t’u grupuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Për sulmuesin e Kombëtares, interesimet kanë qenë të mëdha dhe ai ka qenë pjesë e spekulimeve në këtë merkato, me Evertonin dhe Njukasëllin që kërkojnë të firmosin me të.

Uest Hemi është gjithashtu i interesuar për një lëvizje, por ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare.

Nga ana tjetër, bashkëpronari i Çelsit, Tod Boehli, mësohet se është përfshirë në takimet, duke ditur se çfarë duhet bërë me sulmuesin 20-vjeçar.

U zbulua disa javë më parë se trajneri Tomas Tuhel dëshiron të përdorë fazën përgatitore për të vlerësuar shqiptarin, teksa ditën e diel blutë do të luajnë ndeshjen e parë të turneut kundër meksikanëve të Klab Amerika.

NAPOLI MË AFËR – E ardhmja e Brojës nuk është vendosur ende, por Napoli duket se është më pranë sulmuesit. Gjatë mbylljes së marrëveshjes për mbrojtësin Kulibali, drejtuesit e Çelsit dhe ata të Napolit kanë biseduar edhe për Armando Brojën.

Napoli e ka ndjekur herët sulmuesin dhe ai është në dëshirat e Luçiano Spaletit.

Ndërkohë, edhe disa ditë më parë u përfol që shqiptari mund të përfshihet në një transferim të Osimhen drejt Londrës, për të ulur sadopak çmimin e lartë të nigerianit, që vlerësohet nga napoletanët për 80 milionë paund.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Jo vetëm Kulibali, pjesë e bisedimeve mes Çelsit dhe Napolit ishte dhe… Armando Broja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook